Një avion, i cili po udhëtonte nga Abu Dabi për në Xhakartë ka pësuar disa tronditje të fuqishme dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 31 udhëtarë, por pa pasoja për jetën e tyre.
Ngjarja u regjistrua 45-minuta përpara se avioni të mbërrinte në Aeroportin Ndërkombëtar të Soekarno-Hatta.
Këto tronditje kanë bërë që të shkaktohen edhe dëmtime të mëdha në avion, si dhe në bagazhin e pasagjerëve.
Sidoqoftë, avioni bëri ulje të sigurt në Xhakarta, duke shmangur ndonjë devijim. Ndërkohë nuk bëhet e ditur arsyeja e tronditjes së avionit.