Në videon e mëposhtme janë pikërisht këto momentet prekëse, për njeriun që e dërgoi Shqipërinë në Kampionatin Europian të Francës.
Gianni De Biasi ka vendosur që nga dita e sotme të mos jetë më trajneri i kombëtares së Futbollit të Shqipërisë. Vendimi i papritur është bërë publik sot në një konferencë për median, në ambientet e FSHF-së.
De Biasi kishte përgatitur një letër lamtumire dhe në fund të saj nuk i ka përmbajtur dot lotët për largimin e tij nga drejtimi i kombëtares.