Kujdes, pamje e fortë!
Një moment vërtetë i vështirë për t’u parë ka ndodhur përpara syve të turistëve në parkun kombëtar Liwonde në shtetin afrikan të Malawi-t. Gjatë momentit në të cilin turistët po filmonin një tufë elefantësh në park, më i vogli prej tyre është sulmuar nga një krokodil. I dalë befasisht nga pellgu, ai ka kapur noçkën e elefantit të vogël dhe nuk e lëshoi, në pamje që vërtetë të këpusin shpirtin. Është dashur ndërhyrja e elefantëve më të mëdhenj, të cilët fillimisht ngrinë nga frika, por më pas ia dolën të shpëtonin vogëlushin.