Dojna dhe Vlashenti po presin një djalë, ndërsa emocionet janë ndjerë edhe gjatë intervistës së sotme në "Më lër të flas". Gjatë momentit që Vlashenti po tregonte sesa e përkushtuar ka qenë Dojna në rrugëtimin e pritjes së ëmbël, papritur bebi i saj lëvizi në bark.
Të dy u emocionuan, ndërsa Dojna tregoi që Vlashenti e ka kuptuar para saj se kur ka lëvizur bebi për herë të parë në bark.
“Përgjithësisht lëviz në këtë orë. Vlashenti e ka kuptuar para meje kur ka lëvizur bebi. Realisht, përpara e ka ndjerë Vlashenti,sesa unë që e kisha në bark, nuk e di sesi ka mundësi”, tha Dojna në “Më lër të flas”.