Një grua në Moskë ka shpëtuar në veprimin e pabesueshëm që mund të shpjegohet vetëm nga një mrekulli.
Në përpjekje për t’u larguar flakëve që kishin përfshirë një kat të tërë me apartamente ajo është hedhur nga plot 8 kate dhe ia ka dalë të mbijetojë. Megjithatë raportohet se gruaja e paidentifikuar ka rënë në koma dhe nuk dihen detaje të mëtejshme rreth gjendjes së saj.