Një gjest i madh nga një person i vogël!Të jesh e vogël në moshë, nuk do të thotë që nuk bën dot gjëra të mëdha, dhe këtë na e vërteton më së miri vogëlushja Ella. Ajo po darkonte me të atin Eddie, ku vuri re një të pastrehë që qëndronte në stol. Ella i kërkoi leje të atit që ushqimin e saj të ia jepte personit të pastrehë, dhe sigurisht e mori lejen. Vogëlushja i dha atij biftek dhe patate e më pas u kthye te babai. Ky i fundit tha se është shumë krenar për vajzën e tij, e cila ka mësuar të kujdeset për të varfrit që kur ishte 3 vjeç.