Presidenti Trump njihet si një admirues i bukurisë femërore, por duket se në një moment të caktuar e kanë shpërqëndruar edhe nga detyra e tij.
Ndërkohë që po fliste në telefon në zyrën e tij ovale me kryeministrin irlandez Leo Varadkar, ai e ndërpreu këtë të fundit për të afruar drejt vetes një gazetare të cilës i tha se kishte një “buzëqeshje të bukur”. Gazetarja irlandezi Caitriona Perry ishte pjesë e një grupi reporterësh në zyrën e Trump, kur ky i fundit bëri gjestin e “çuditshëm”. Presidenti amerikan po uronte Varadkar, i cili është kryeministri i parë gay i Irlandës, por vëmendja e tij ishte më e prirur drejt bukurive të Irlandës se sa drejtuesve të saj.