Dy shpërthime në sheshin San Carlo, në Torino, ku mijëra tifozë ishin duke ndjekur finalen e Ligës së Kampionëve, kanë tronditur mbrëmjen e djeshme të gjithë Italinë.
Si pasojë e shpërthimeve të gjithë të pranishmit kanë kërkuar të largohen nga sheshi ku gjatë përpjekjeve për të dalë 1000 persona janë lënduar, ndër të cilët 10 janë në gjendje të rëndë.
“Njerëzit bërtisnin, shtynin dhe nisën të largoheshin të alarmuar”, janë shprehur dëshmitarë të cilët shtuan se po mendonin mos ishte një sulm terrorist.
Ndërkohë mediat italiane raportojnë se paniku është krijuar nga 2 shpërthime fishekzjarrësh.
Mësohet se gjithashtu është shembur edhe në nga barrierat e parkimit nëntokësor, gjë e cila për disa nga tifozët e Juventusit u ka sjell në kujtesë shembjen e murit në 1985 në stadiumin e Heysel, gjatë ndeshjes me Livepool.