INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Momenti kur 72-vjeçari ngacmon seksualisht 11-vjeçaren në Himarë

Publikuar më: 11:02 19-01-2016

Janë këto pamjet që duken në videon bashkëngjitur, ku 72- vjeçari nga Himara, Marko Guma, puth në ambientet e një marketi një vajzë 11- vjeçare me iniciale M.Th.

Vajza ishte rastësisht për të blerë ushqime në market, kur i moshuari e ka tërhequr mënjanë dhe e ka puthur, ndërsa duket se i ka ofruar edhe para.

Siç duket në videon nga kamerat e sigurisë, e regjistruar mesditën e 14 janarit, pasi e ka kapur nga dora, i moshuari ka kryer veprime të turpshme me të miturën, e cila ka mbetur e shtangur. Pasi ka nxjerrë diçka nga xhepi, që duken si para dhe ja ka dhënë vajzës, 72-vjecari e ka puthur për herë të dytë, e më pas e mitura e shokuar largohet.

Por pak ditë më pas atij i është përcaktuar masa “arrest shtëpie”, çka ka indinjuar familjarët e 11-vjeçares. Ata bëjnë të ditur se ajo vijon të jetë e shokuar dhe nuk pranon të shkojë në shkollë. Gjendja e saj sipas familjarëve, është rënduar pasi ka mësuar masën e sigurisë së dhënë ndaj Marko Gumës.

Article Logic
Execution time: 0.0025839805603027