INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Momenti kur gazetari investigativ në Ukrainë hidhet në erë [VIDEO]

Publikuar më: 11:52 20-07-2016

Gazetari i njohur bjellorus, Pavel Sheremet ka mbetur i vdekur në Kiev të Ukrainës, pasi makina me të cilën lëvizte ka shpërthyer. Ngjarja ndodhi herët në mëngjes dhe viktima u identifikua si Pavel Sheremet, gazetar i njohur investigativ, i burgosur kohë më parë në Bjellorusi dhe aktivist për të drejtat e njeriut.

Sheremet, 44-vjeçar, ishte në timonin e makinës, duke shkruar për në zyrën e gazetës, Ukrayinska Pravda, ku punonte. Makina, ishte pronë e shefes së gazetes, Olena Prytula, por ajo nuk ishte në makinë.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, në rrjetin Facebook ka shkruar se ka urdhëruar “hetime të menjëhershëm të këtij krimi” dhe se “autorët e veprës duhet të dënohen”.

Kush ishte Shermet

Sheremet ishte nga Bjellorusia, por pesë vitet e fundit jetonte dhe punonte në Kiev si gazetar në redaksinë e gazetës, Ukraynska Pravda, dhe moderator në Radio Vesti.

Ai, po ashtu, kishte punuar për media bjelloruse dhe ruse. Pavel Sheremet në Ukrainë njihej si një person i respektuar nga komuniteti i gazetarëve.

“Kjë është gjë e tmerrshme dhe shumë e dhimbshme”, i tha Radios Evropa e Lirë, Mustafa Nayyem, anëtar i Parlamentit të Ukrainës dhe ish-gazetar.

Sevgil Musayeva-Borovyk, kryeredaktore e gazetës Ukraynska Prvda, i tha “Radios Evropa e Lirë” se mendon se vrasja e gazetarit Sheremet është e lidhur me aktivitetet e tij profesionale.

Në vitin 1997, Pavel Sheremet, që ishte luftëtar për të drejta të njeriut, liri të shprehjes dhe të shtypit, ishte burgosur në Bjellorusi. Kjo burgosje e tij gjërësisht konsiderohej politike.

Ai ishte veçanërisht kritik ndaj goditjes së presidentit të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko, kundër atyre që mendonin ndryshe.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0011439323425293