Në videon më poshtë do të shihni momentin kuar avioni me lojtarët brazilianë merr flakë. Media të ndryshme ndërkombëtare raportojnë se nga ky aksident kanë mbijetuar 12 persona në bord, ndërsa sipas burimeve të ‘Russia Today’ kanë mbijetuar vetëm 6 persona. Një avion me skuadrën braziliane të Chapecoense është rrëzuar në Kolumbi, 50 km larg Medellin. Në mjetin e transportit udhëtonin 72 pasagjerë dhe 9 pjesëtarë të ekuipazhit. Kulla e kontrollit ka humbur fillimisht kontaktet me avionin, i cili më pas u gjet nga forcat e ndihmës së shpejtë.