Çifti presidencial amerikan Barack dhe Michelle Obama kanë pritur në Shtëpinë e Bardhë një 106 vjeçare, e cila me vallëzimin dhe energjinë e saj befasoi të gjithë të pranishmit.
106 vjeçarja Virginia McLaurin ishte aq e entuziazmuar kur takoi Presidentit e Shteteve të Bashkuara Barack Obama dhe gruan e tij Michelle sa që filloi të kërcente me të dy gjatë vizitës së saj në Shtëpinë e Bardhë ditën e djelë.
Ajo fillon të vallëzojë, ndërsa Obama i thotë që të “ngadalësojë, të mos lëvizë aq shpejtë”, dhe kur pyetet se cili është sekreti i saj që të vallëzojë në moshën 106 vjeçare ajo thotë: “Vetëm vazhdo të lëvizësh”.
Virginia McLaurin firmosi një peticion të Shtëpisë së Bardhë në vitin 2014 ku tha se dëshironte të takonte Obamën dhe familjen e tij.