Duket se ka kaluar një kohë e gjatë nga momenti kur Taylor Swift dhe Calvin Harris janë lidhur së bashku.
Por para se të kishim Talvin dhe çiftin që të gjithë kemi zili në Instagram, ata ishin thjesht dy yje të muzikës, të gjatë dhe të bukur deri në momentin kur mikja e tyre e përbashkët, Ellie Goulding i prezantoi në prapaskenat e Elle Style Awards 2015. Ky moment është i dokumentuar falë një fotoje të shkrepur nga max.makes.music në Instagram. Ky i fundit postoi këtë foto në rrjetin social të takimit të tyre të parë në një mbrëmje Shkurti, ku duket Goulding dhe Swift, të cilat u bashkuan me Harris dhe këngëtarin Sam Smith jashtë një ashensori. Përdoruesi i Instagramit, max.will.makes.music, ndau me ndjekësit e tij këtë foto të vjetër për t’i uruar çiftit 1-vjetorin e lidhjes së tyre. Oh, çfarë emocionesh!