Faton Shoshi është një ndër menaxherët më të njohur, padyshim bashkëpunimet e shumta që ka pasur me këngëtarë të ndryshëm shqiptar, e kanë bërë një ndër personat më të komentuar në vend.
U tha lart e poshtë se Faton Shoshi dhe Era Istrefi, ishin në një lidhje, gjithsesi këtë gjë nuk mund ta marrim të mirëqenë për vetë faktin se nga dyshja nuk u morë asnjë konfirmim.
Gjithsesi burime pranë çiftit, kanë thënë se dyshja prej kohësh ishin në një lidhje sikurse kanë bërë të ditur edhe detaje me marrëdhënien e tyre, siç ishte ndarja e pak kohëve më parë si deh një ribashkim i mundshëm.
Por, pavarësisht marrëdhënies së mirë, duket se lidhja e Erës dhe Fatonit ka përfunduar vërtet dhe për këtë ka ngritur dyshime një postim i fundit i menaxherit të njohur.
Në një postim në Instagram, ai ka fotografuar një pjesë të veshjes së tij ku shkruhet me të mëdha: “A mendon akoma për mua?”
Një gjë e tillë, duket si një mesazh i qartë për këngëtaren Istrefi, e cila mometalisht duket se është tërësisht e fokusuar në muzikë, pas publikimit të këngës “Origami”.