Janë 22 sekonda pamje të tmerrshme nga sulmi me armë në aeroportin e Floridas nga ish-ushtaraku Esteban Santiago, i cili me pistoletë në dorë qëllon udhëtarë të rastësishëm. Një kamera sigurie ka regjistruar momentin kur një 26-vjeçar qëllon ndaj qytetarëve në aeroportin e Fort Luaderdale të Floridas, duke lënë të vrarë 5 prej tyre.
Zyra e Prokurorit të Majamit ka ngritur akuzën për akte të dhunshme që shkaktuan vdekje ndaj të dyshuarit për sulmin vdekjeprurës në një aeroport në Florida. 26 vjeçari Esteban Santiago, veteran i luftës së Irakut, akuzohet se ka vrarë pesë vetë dhe plagosur gjashtë të tjetë, kur hapi zjarr të premten.
Të shtënat frikësuan mijëra vetë dhe shkaktuan kaos në aeroportin e qytetit Fort Lauderdale.
Nëse shpallet fajtor, Santiago mund të përballet me dënim me vdekje, ose një burgim të gjatë deri në burgim të përjetshëm.
Kujdes ! Kjo video përmban imazhe të rënda dhe shqetësuese +18