INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monaco shpallet kampione e Francës, rekord golash në Ligue 1

Monaco shpallet kampione e Francës, rekord golash në Ligue 1

Publikuar më: 09:04 18-05-2017

Monaco është shpallur kampione e Francës, një javë para fundit, pas fitores 2-0 në “Stade de Louis II” kundër St.Etienne. Ekipi i drejtuar nga Leonardo Jardim, që shkoi deri në gjysmëfinalet e Champions League, ka gjashtë pikë më shumë se Paris SG.

Monaco kaloi në avantazh në minutën e 19-të kur talenti Kylian Mbappe tundi rrjetën, i shërbyer nga Radamel Falcao. Në minutën e 93-të ka ardhur dhe goli i dytë për vendasit, i realizuar nga Germain. Kjo ishte ndeshja e 31-të radhazi me gol për Monaco në Ligue 1. Gjithsej, skuadra e “Principatës” e ka gjetur golin 100 në kampionat.

Në pjesën e dytë nuk ndodhi asgjë dhe më pas shpërtheu festa për kampionët e rinj që në këtë mënyrë thyen hegjemoninë pesë vjeçare të Paris SG. Ky ishte titulli i tetë në historinë e kampionatit francez për Monaco, që për herë të fundit kishte triumfuar në sezonin 1999-2000.

Article Logic
Execution time: 0.0022578239440918