Monako duket e lëkundur për të ardhmen e Kilian Mbape, sulmuesit francez që po spikat dhe shumë klube janë interesuar për shërbimet e tij.
Reali i Madridit është njëra prej skuadra që ka potencialin për ta blerë sulmuesin, çmimi i të cilit është me të “vërtetë” i kripur, pasi kërkohen rreth 110 milionë euro dhe francezët e dinë shumë mirë se kjo vlerë është e lartë, madje edhe është vëne qëllimisht.
Sipas “Goal.com”, Monako ka vënë një çmim të tillë për të trembur klubet e tjera, pasi në anën tjetër po punon për rinovimin e kontratës me Mbape.
E gjitha kjo bëhet me qëllimin për t’i rritur çmimin lojtarit, të cilit i mbaron kontrata në vitin 2019 dhe dëshira e skuadras së Zhardim është t’ia zgjatë atë deri në verin e vitit 2021.
Mbape është vetëm 18-vjeç dhe nëse ai ecën në këtë rrugë, atëherë vlera e tij do të rritej edhe më shumë, ndërkohë që përpara do të luhet edhe Botërori në Rusi, një “vitrinë” për shumë lojtarë, e cila përmban brenda edhe rriskun.