Monedha virtuale bitcoin ka filluar të përdoret në shumë sektorë të ekonomisë. Së fundmi ajo është përdorur për herë të parë edhe në futboll.
Harunustaspor është klubi i parë që ka bërë blerje e parë me monedhën Bitcoin. Klubi turk nënshkroi një kontratë me 22-vjeçcarin Omer Faruk Kiroglu për 0.0524 bitcoin ose ndryshe 440$.
“Kjo është hera e parë që ndodh për klubin tonë por edhe për botën, po bëjmë diçka të re, jam i hapur për gjëra të reja”-deklaroi presidenti i Harunustasporit, Haldun Sehit.