Askush nuk mundet t’i thotë jo divës italiane.
Pasi u bë femra më e madhe në moshë që joshte agjentin 007 në filmin e fundit të James Bond, një komedian i thjeshtë nuk mund t’i bënte të vështirin. Superylli i kinemasë italiane vuri edhe një herë në punë sharmin e saj të parezistueshëm ndërkohë që po përmbushte rolin prestigjoz si “Mjeshtre e Ceremonive” në ceremoninë hapëse të edicionit të 70-të të Festivalit të Filmit në Kanë. Aktorja 52 vjeçare i argëtoi të ftuarit brenda Pallatit të Festivaleve dhe Kongresit duke puthur në mënyrë pasionante bashkë-prezantuesin e saj, komedianin francez Alex Lutz. Dhe çfarë puthjeje se!