Ajo u bë kryefjala e mediave të skandalit kur u bë në të njëjtën kohë vajza Bond më e vjetër dhe më tërheqëse në histori.
Dhe aktorja italiane Monica Bellucci e provoi dhe një herë tjetër që mosha e saj është thjesht një numër në debutimin e saj mbresëlënës në serialin dramatik Mozart in the Jungle. Diva e fundit që ka nxjerrë Italia është ende një bukuri e pakrahasueshme në moshën 52 vjeçare, aq sa i bën vajzat që janë sa gjysma e moshës së saj të duken fare të zakonshme. Monica është shfaqur në një skenë përvëluese seksi ku i ka nxjerrë në pah hiret e saj tërësisht natyra, dhe megjithëse mosha duket në lëkurën e plakur që ka humbur tonifikim, përsëri është një pamje që të lë pa fjalë. Ylli i kinematografisë italiane luan rolin e divës së operas, Alessandra, dhe natyrisht që nuk mund të shpëtonte pa këtë skenë karakteristike ku e shfaq gjithë talentin e saj në shtrat.