Ditën e sotme kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në facebook preku çështjen e aeroportit të Vlorës duke shpjeguar se janë investuar 100 milionë euro dhe do të punësohen 1000 persona duke thumbuar dhe kryetare e LSI-së Monika Kryemadhi, në sensin e votës kundër duke e ilustruar me faktin e çizmeve që bën bujë në ngjarjet e fundit në parlament.
"Po me aeroportin e Vlorës çfarë kanë që votojnë kundër?100 mlnEU investim 1000 të punësuar të përhershëm superimpakt ekonomik!JO duan çizme", ka shkruar kryeministri Rama në postimin e tij.
Nuk ka munguar as reagimi i kryetares së LSI-së Kryemadhi, e cila po me një status në facebook ka hedhur akuza mbi kryeministrin Rama duke e cilësuar si një njeri që nuk ngrihet dot mbi mashtrimet e tij.
"Mashtroi për Vlorën, mashtroi për ilaçet, mashtroi edhe për pronat e çamëve.
Ky njeri nuk ka me asnjë forcë të ngrihet mbi mashtrimet e tij, pavarësisht se ndjen kënaqësi kur mashtron shqiptarët.
Sa qesharak që është!”, shkruan Monika Kryemadhi në postimin e saj në facebook.