INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Kryemadhi bën deklaratën e fortë: Rama ka kërcënuar ambasadorët, u bën presion me letra

Monika Kryemadhi bën deklaratën e fortë: Rama ka kërcënuar ambasadorët, u bën presion me letra

Publikuar më: 22:27 16-11-2017

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një interviste gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” në “News24” tha se kryeministri Edi Rama ka kërcënuar të gjithë ambasadorët e huaj që janë në vendin tonë, me vendet e tyre të punës. Kryemadhi tha se në disa raste ambasadori i SHBA-ve Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë mbajtur anën e qeverisë. Në këtë linjë, mes të tjerash Kryemadhi tha se kreu i qeverisë është njeri posesiv dhe kërcënon diplomatët, vetëm me qëllim që mos t’i kthehen kundër.

“Të gjithë ambasadorët, jo vetëm Lu dhe Vlahutin, përfaqësojnë shtetin e tyre. Shtete e tyre kanë punë me qeverinë dhe jo me median. Normalisht gjithmonë mund të ketë pasur dhe një subvencion nga qeveria për t’i vendosur në pozita ambasadorët. Para ca vitesh kam qenë në takim me zotin Hahn se nëse ka Rama probleme me Vlahutin, do marrë në telefon Mogherinin dhe do i prishë asaj karrierën. Rama është posesiv. Ne kemi lejuar që një njeri që ka probleme me sjelljen e tij,. Të jetë kryeministri i Shqipërisë. Edhe ambasadorët do vuajnë atë fatkeqësinë tyre që do jenë nën tutelën e kryeministrit”, tha Kryemadhi, shkruan sotnews.

E pyetur nga Ylli Rakipi nëse ambasadorët Lu e Vlahutin investojnë shumë majtas, ajo është përgjigjur se të majtë nuk ka në Shqipëri.
Edi Rama është ekstremist i djathtë. Ka pasur raste që e kanë mbështetur. Ata janë në presionin e Ramës dhe do ishte që të bënim mbështetjen e Ramës ndaj një media sesa të marrin një letër kërcënuese nga shteti i tyre. Rama i ka kërcënuar të gjithë ambasadorët që janë këtu me vendin e tyre të punës”, tha numri një i LSI-së.

Article Logic
Execution time: 0.0042150020599365