INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Kryemadhi, fjalë të ndjera për Gjovalin Kadelin në dasmën e djalit: Prania jote është kudo [VIDEO]

Monika Kryemadhi, fjalë të ndjera për Gjovalin Kadelin në dasmën e djalit: Prania jote është kudo [VIDEO]

Publikuar më: 15:58 03-09-2017

Djali i madh i deputetit të ndjerë Gjovalin Kadeli është martuar dhe në dasmë ka ftuar miqtë dhe bashkëpunëtorët më të afërt të babait të tij. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka publikuar video nga dasma dhe një dedikim prekës,.

Deputeti i LSI, Gjovalin Kadeli,ndërroi jetë në 26 maj 2017 pas një sëmundjeje të rëndë, pankreasit akut.

Statusi i plote i Kryemadhit:

"I dashur Gjovalin, ti nuk je sot këtu me ne fizikisht. Por prania jote është kudo në këtë ditë të veçantë për djalin tënd të madh, te çdo familjar, te miqtë e shokët që po gëzojnë për martesën e Adit dhe Erjelës, te nëna Liza që i sheh fëmijët e tu që gëzojnë dhe martojnë vëllain e tyre, te Lirida, Adela dhe i vogli, Iridiani, që nuk është më i vogël, por burrë, që na priti të gjithëve sipas tradites që ti i mësove.

Të të trashëgohet djali Gjovalin. Jam e bindur që po e sheh nga lart dhe po gëzon,” përfundon Kryemadhi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034801959991455