INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Kryemadhi flet

Monika Kryemadhi flet "pa doreza", shprehet për Kodhelin dhe shkarkimin e Tahirit

Publikuar më: 10:58 26-03-2017

Deputetja e LSI Monika Kryemadhi ka folur gjatë dhe "pa doreza" për marrëdhëniet e ndërlikuara politike, qëndrimet e saj lidhur me çështje të caktuara por edhe për raportet që ka me aktorë të politikës, në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, 

 

Me ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Kryemadhi ka rrëfyer se ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe se janë mikesha ndërsa është shprehur hapur se për shkakrimin e ministrit Saimir Tahiri do votonte kundër.

“Mendim personal nuk më dhatë për znj. Kodheli? E kam mike. Është shumë e mirë. Kemi qenë dy herë bashkë në fushatë. Kemi qenë në fushatën e 2013-s dhe nuk jemi takuar fare. Jemi takuar vetëm një herë për sa i përket bashkëpunimit të komisionerëve në numërim, gjë që duhej, për te mos ndodhur ajo çfarë ndodhi në 4-5 qendrat e fundit të një KZAZ-je dhe tjetra ka qenë në zgjedhjet lokale ku kemi hyrë me kandidaturë të përbashkët, sa i përket kandidatit të bashkisë së Lezhës e ku bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë. Tjetër gjë sa produktiv jemi”, është shprehur deputetja e LSI duke iu përgjigjur më pas pyetjes lidhur me përlasjet e partisë së saj me ministrin Tahiri.

“Unë për vete nuk kam ndjerë ndonjë tension për aq kohë sa kam të komunikuar me ta. Me Saimirin kemi bërë fushatën e 2007-s me Edi Ramën, kur Saimiri ishte për PS-në dhe unë për LSI-në. Kështu që njihemi me njëri-tjetrin në punë. Unë atë ditë s’kam qenë në Parlament, por për shembull për shkarkimin e Saimirit, por jo vetëm të gjithë Ministrave do të kisha votuar kundër. Ashtu sikurse do të votoja pro për emërimin e të gjithë ministrave. Kjo ka të bëjë me bindjen time personale dhe s’ka të bëjë me pozicionin politik. Ndërsa për emërimin e z. Xhafaj, absolutisht ajo është një zgjedhje e z. Rama dhe një zgjedhje e z. Xhafaj që e ka pranuar. Kjo nuk është më çështje interesash, por çështje e zbatimit të ligjië dhe të ecësh përpara. Nuk e shikoj çështje tensioni. Pastaj deklarata përsa i përket punës dhe gjëra ka shumë. Kam qenë unë disa herë në komisariate policie për t’u ballafaquar me policët për sjelljen për shembull të gabuar të individëve të ndryshëm në zyrat elektorale të LSI-së”, ka thënë Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0043730735778809