INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Kryemadhi: “Me Bashën nuk hyj as unë në zgjedhje, të kthehet Berisha”

Monika Kryemadhi: “Me Bashën nuk hyj as unë në zgjedhje, të kthehet Berisha”

Publikuar më: 20:34 08-05-2017

Zëvendëskryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka një përgjigje për kreun e PD-së Lulzim Basha në lidhje me kërkesën e tij për qeveri teknike dhe dorëheqjen e Edi Ramës.

“Më vjen keqardhje se e kam nis politikën në moshën 17 vjeçare dhe ende vazhdojmë diskutojmë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shkaktare për këtë janë dy partitë e vjetra të cilat duhet të lëshojnë pak më shumë”, tha Kryemadhi.

Ndërsa është pyetur nga drejtuesi i emisionit se çfarë mendon në lidhje me kërkesën e Bashës për qeveri teknike dhe dorëheqjen e Ramës nga posti i kryeministrit, zëvendëskryetarja e LSI thotë se kërkesa për qeveri teknike i duket qesharake. Sakaq Kryemadhi tha se edhe ajo dëshiron që në vend të Bashës të kthehet ish-lideri Sali Berisha.

“Mua më duket shumë qesharake kjo, Basha mund të ketë shumë të drejtë në atë që thotë në lidhje me Edi Ramën por edhe unë them se Basha duhet të hiqet si kryetar dhe në vend të tij të vihet ish-lideri Sali Berisha", tha Kryemadhi ndër të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0035440921783447