INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Kryemadhi ndahet me burrin dhe me aleatët për 29 Nëntor

Monika Kryemadhi ndahet me burrin dhe me aleatët për 29 Nëntor

Publikuar më: 11:48 29-11-2018

Monika Kryemadhi zgjodhi të shkojë e vetme me partinë e saj për homazhe në varrezat e Dëshmorëve në nderim të të rënëve për çlirimin e atdheut. Edhe pse 30 përpara saj zhvilloi homazhe bashkëshorti i saj, Presidenti Ilir Meta, Kryemadhi zgjodhi mos ti bashkohet homazheve shtetërore për ditën e Çlirimit.
Edhe këtë vit, politika ka festuar e ndarë 29 Nëntorin, ditën e Çlirimit të Shqipërisë nga regjimi nazi-fashist. Edhe këtë vit e majta dhe e djathta u ndanë për datën e Çlirimit të vendit. Këtë vit u pa edhe një “përçarje” mes opozitës, pasi kryetari i PD-së Lulzim Basha vendosi që të përkujtojnë ditën e Çlirimit ditën e djeshme, ndërkohë që kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zgjedhur që këtë ditë ta përkujtojë sot.
Monika Kryemadhi:
“Do doja që në emër të LSI-së, nëpërmjet këtij ceremoniali ku vendosim kurora çdo vit, të respektojmë dhe të nderojmë dëshmorët e LANÇ dhe të gjithë ata djem dhe vajza sakrifikuan jetën e tyre për ta renditur Shqipërinë si një vend fitues kundër luftës nazi-fashizmit. Nderimi për këta djem dhe vajza është më e pakta, pasi i dhanë çdo gjë Atdheut të tyre dhe si morën asgjë. LSI do të nderojë ata pafundësisht, pasi ka pasur me qindra e mijëra djem dhe vajza që i kanë dhënë Shqipërisë dhe si kanë marrë asgjë”.

Article Logic
Execution time: 0.0017931461334229