INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Kryemadhi nga Jala jep një mesazh të fortë

Monika Kryemadhi nga Jala jep një mesazh të fortë

Publikuar më: 14:16 15-08-2017

Në hapjen e aktivitetit të të rinjve të LSI-së në Jalë, Kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi deklaroi se Shqipëria ndodhet në udhëkryq.

“Sot Shqipëria gjendet në një udhëkryq, ku shumë nga ne nuk dinë se si do të veprojnë. Sot Shqipëria është në mes të një udhëkryqi, pa një orientim të caktuar. Kemi një qeveri që nuk e dimë se çfarë është, ka edhe ministra të LSI-së, ka edhe ministra të Partisë Demokratike, ka edhe ministra të Partisë Socialiste. Kemi një Parlament që do të mblidhet pas disa javësh dhe një situatë ekonomike dhe politike tejet të rëndë”, tha Kryemadhi.
Sipas saj, në Shqipëri e majta e vërtetë po zbehet dhe vendi po shkon drejt diktaturës. “Dhe po mbulohet nga pluhuri i oligarkëve, nga pluhuri i një politike e cila gjithmonë e më shumë kërkon pushtet pa limit dhe çdo ditë e më shumë po e venit të majtën në Shqipëri, duke e kthyer vendin në një demokraci hibride dhe ndërkohë po shkojmë drejt diktaturës dhe çdo ditë e më shumë”, shtoi ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0037941932678223