INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Kryemadhi për referendumin në Maqedoni, qytetarët të qartë për Europën

Monika Kryemadhi për referendumin në Maqedoni, qytetarët të qartë për Europën

Publikuar më: 15:29 01-10-2018

Një ditë pas mbajtjes së referendumit për emrin e ri të Maqedonisë, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka vlerësuar qytetarët për vendimin që morën. Kryemadhi shkruan se qytetarët maqedonas ishin të qartë në perspektivën e tyre që do të thotë se ata janë pro të ardhmes euroatlantike të vendit.

Mesazhi i plotë i Kryemadhit:
"Dëshiroj të përshëndes vullnetin e shprehur nga populli maqedonas për realizimin përfundimtar të marrëveshjes me shtetin fqinj Greqinë për çështjen e emrit.
Qytetarët e Maqedonisë dhanë mesazhin e qartë për perspektivën e tyre euro-atlantike.
I takon politikës maqedonase të veprojë me maturi për realizimin e marrëveshjes me Greqinë dhe etapave të integrimit të vendit në familjen euro-atlantike."

Po duke qënë se pjesëmarrja ishte e ulët fjalën finale për emrin e ri do ta thonë deputetët.

Article Logic
Execution time: 0.0038321018218994