INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Kryemadhi përlotet në studio: Më kanë kërcënuar, vajzën e vogël e largova nga Shqipëria [FOTO]

Monika Kryemadhi përlotet në studio: Më kanë kërcënuar, vajzën e vogël e largova nga Shqipëria [FOTO]

Publikuar më: 23:14 17-01-2019

Monika Kryemadhi ka deklaruar se është kërcënuar nga anëtarë të grupeve kriminale të lidhura me politikën.

“Vajzën e vogël, e kam dërguar në shkollë jashtë me konvikt e izoluar, sepse nuk dua që ajo të rrezikojë, sepse duhet të garantoja jetën e vajzës. Unë jam kërcënuar në rrjetet sociale”, u shpreh e përlotur kryetarja e LSI-së.

Më tej, ajo u shpreh në “Open” se Meta nuk do që të shprehet rreth kësaj çështje.

“Nëse Meta do të ishte më i vërtetë me publikun do të ishte më i mirë, por për të është më i rëndësishëm imazhi i institucionit sesa loja politike”, tha ajo.

“Jeta e një politikane mund të duket e bukur, por edhe ajo është e vështirë. Do të doja që të isha Zonjë e Parë, e besoj do ta bëja mirë këtë rol, por dua që të qëndrojë LSI deri sa të rinjtë të jenë gati për ta drejtuar”, u shpreh Kryemadhi. 

nikke.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030150413513184