INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Kryemadhi: “Qeveri e re me qeverisje të vjetër”

Monika Kryemadhi: “Qeveri e re me qeverisje të vjetër”

Publikuar më: 15:42 27-08-2017

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka reaguar pas prezantimit që kryeministri edi Rama i bëri qeverisë së re duke u shprehur se “Shqipëria po shkon drejt humbëtirës së pandalshme”.
“E vetmja gjë e re, në këtë qeveri të re me qeverisje të vjetër, do të jetë fakti se Shqipëria po shkon drejt humbëtirës së pandalshme! Dhe jo vetëm ekonomike, por edhe shpirtërore. Kjo, sepse ‘Qeveria e re’ e kryeministrit të vjetër, me votat e blera nga paratë e krimit nuk është dhe nuk do të jetë më gjë tjetër, tashmë, përveçse një instrument me pak ministri, ku secila do të ketë si komanduese të saj bandën perkatëse që grabiti me ‘sukses’ votat. Vetëm kështu mund t’iu shpërblehet ‘mundi’ dhe ‘sakrifica’ kriminelëve dhe trafikantëve që përfshiu në zgjedhjet e 25 Qershorit, kryeministri i ardhshëm”, thekson ndër të tjera në reagimin e saj Monika Kryemadhi. Kryetarja e LSI-së thotë më tej se frika që kryeministri ka, nga ajo çfarë ai ka gatuar, është tashmë e pranishme në çdo veprim të tij.
“Frikë që ai mendon ta largojë, duke i mbushur mendjen vetes se ky popull nuk kupton dhe se nuk ka as kujtesë, as sy dhe as mendje të shëndoshë për të gjykuar. Kjo është qesharake, por edhe e dhimbshme, kur sheh se deri ku shkon humori dhe tallja e tij me shqiptarët”. Sipas numrit një të LSI-së, vetëm dje, oligarkët morën në telefon të gjitha portalet për të hequr artikuj për aferat e ministrave të qeverisë së tij të djeshme, me kompanitë ruse të biznesit dhe jo vetëm, në kurriz të shqiptarëve”.
“Por, për një gjë jam e bindur. Se revolta e madhe popullore do të fillojë, së pari nga vet socialistët! Madje edhe nga vet policët dhe nga të gjithë ata që u përdoren si transportues të parave të krimit për blerjen e votës. Sepse në fund të fundit, ndërgjegjja është diçka që nuk blihet, as shitet përfundimisht, por rri e strukur dhe shpërthen kur krijohen kushtet e duhura! Prandaj protesta, indinjata, zhgënjimi dhe klithma e popullit do jetë makthi i tij dhe forca jonë”, thotë Kryemadhi. Edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për qeverinë e re. “Siç pritej, tepsia e gjitha për Ramën, ndërsa problemet për Ruçin. Nejse, Gramozit i uroj suksese! Është socialisti i vetëm tashmë në politikë!”, shkruan në rrjetet sociale Manjani.

Article Logic
Execution time: 0.0038211345672607