INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Kryemadhi: Qeveria ra, Rama do një të fryrë dhe është gati të bie dhe ai

Monika Kryemadhi: Qeveria ra, Rama do një të fryrë dhe është gati të bie dhe ai

Publikuar më: 12:49 28-12-2018

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi mbajti një deklaratë pas ndryshimeve në qeveri. Ajo e konsideroi qeverinë të rënë por sipas saj duhet të ikë kryeministri Edi Rama. 

“Qeveria jote ra tani duhet të biesh edhe ti, pasi me rënien tënde qytetarët do të kenë mundësi të rrisin mirëqienin, punësimin. Qeveria jote ra por duhet të ikësh dhe ti sepse qytetarët e kanë të nevojshme, është mbijetesa e tyre. Sot Rama e do një të fryrë dhe është gati të bie në humnerë”, tha Kryemadhi.

Në fund të fjalës së saj, kryetarja e LSI-së i bëri thirrje shqiptarëve që sot të dalin në protestën e diasporës para Kryeministrisë. “Sot bashkohu në protestën e diasporës, harroni politikën, sot janë fatet e qytetarëve në diskutim”, apeloi zonja Kryemadhi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824