INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Kryemadhi reagon për gjyqin

Monika Kryemadhi reagon për gjyqin

Publikuar më: 08:58 04-04-2018

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për situatën e rëndë në ambientet e gjykatës së Tiranës.

“Edi Rama, fajtori dhe frikacaku i madh, sot po nënshkruan fillimin e fundit të tij në pushtet.

Nuk është mjaftuar me dhunën sistematike ndaj kuksianëve, por sot në mënyrë flagrante ka dhunuar edhe deputetët që ndodhen pranë Gjykatës së Tiranës në mbështetje të protestuesve.

Asgjë nuk i ndal më shqiptarët për të drejtat e tyre!

As blindat dhe policia e Edi Ramës dhe as falangat e tij të pushtetit.

Ne do jemi aty në mbrojtje të qytetarëve dhe të drejtës së tyre.

BETEJA SAPO KA FILLUAR!”, shkruan Kryemadhi në Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0023589134216309