INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Kryemadhi sulmon kryeministrin: Rama rrezik kombëtar, Shqipëria drejtohet nga bandat dhe krimi i organizuar

Monika Kryemadhi sulmon kryeministrin: Rama rrezik kombëtar, Shqipëria drejtohet nga bandat dhe krimi i organizuar

Publikuar më: 12:03 08-10-2017

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me strukturat e LSI në qarkun e Durrësit nga ku ka sulmuar kryeministrin Edi Rama. Ajo u shpreh se Durrësi, strukturat e shtetit u bën njësh me bandat dhe se sot Shqipëria drejtohet nga krimi i organizuar. Kryemadhi deklaroi se Rama është rrezik kombëtar.

Kryemadhi: “LSI në Durrës përjetoi terrorin më të madh gjatë fushatës, por arriti ndër rezultatët më të mira në Shqipëri. Strukturat e shtetit u bënë njësh me bandat dhe krimin e organizuar. Ne zgjodhëm të ishim në opozitë, sepse nuk mund te bëheshim njësh me krimin. Sot Shqipëria drejtohet nga bandat dhe krimi i organizuar. Kemi përballë dy rrugë: të bashkëjetojmë me llumin dhe krimin që po instalon Edi Rama, apo të zgjohemi dhe të sensibilizojmë njerëzit. Edi Rama është jo vetëm rrezik kombëtar, por edhe rajonal. 33 zv.ministra ne qeveri? Rama vertetoi shprehjen qeveri e vogel, korrupsion i madh. 33 zv.ministrat nuk jane socialiste, por perfaqesues te oligarkeve per te mbrojtur interesat e tyre. Eduakta politike ne keto 27 vjet e bazuar te konflikti dhe mohimi dhe kundershtimi i gjithckaje. Ne duam te sjellim risi dhe ti japim fund kesaj tradite. Opozita jone e bazuar te alternativave. Ne nuk duam te perfaqesojme grupe interesi te mafiozeve dhe oligarkeve, por grupe interesi qe lidhen vetem me interesat e drejtperdrejta te qytetareve. Edi Rama sulmon njerezit e thjeshte, sepse i urren dhe ka neveri per ta”, tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0041940212249756