INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Kryemadhi “thumbon” Ramën: Ju tregoj pse isha kundër koalicionit me PS-në

Monika Kryemadhi “thumbon” Ramën: Ju tregoj pse isha kundër koalicionit me PS-në

Publikuar më: 21:05 04-05-2017

Nënkryetarja e LSI Monika Kryemadhi në një intervistë me gazetarin Berat Buzhala ka folur në lidhje me sutuatën aktuale politike dhe pse ka qenë kundër koalicionit me Ramën.

 “Do më tërheqin veshin në kryesi për këto që do them. U tentua disa herë nga Presidenti t'i ulë në tryezë por nuk rezultoi gjë. Unë mendoj se duhen krijuar disa rregulla për të gjithë. Problemi është tek të metat e kodit zhgjedhor njëra palë është e varur nga tjetra.

Shumë gjëra të opzitës qëndrojnë por asgjë nuk zgjidhet me ultimatum. PD me PS po tërheqin një litarë njëra anë dhe një në ana tjetër dhe vetëm po e zvarrisin”.

 Ndërsa është pyetur për deklaratën e Ramës se “ka punësuar 2300 mijë veta" Kryemadhi e mohon tërësisht një fakt të tillë.

“Absolutisht nuk ka punësuar 2300 mijë veta, sepse nuk janë hapur 2300 vende madje janë mbyllur".

"Unë nuk kam qenë dakort me koalicionin me Ramën sepse kam menduar se Rama nuk do jetë besnik sepse gjithmonë kam qenë skeptike përsa i përket qëndrimeve të Edi Ramës. 

 Koalicion parazgjedhor nuk do ketë mes PS dhe LSI. Aktualisht nuk mundemi sepse s’na e lejon kodi. Unë pesonalisht jam kundër koalicioneve. Jam që të gjitha partitë të kandidojnë me lista të hapura", tha Kryemadhi. 

Article Logic
Execution time: 0.0039238929748535