INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Kryemadhi tregon hatërmbetjen me Metën dhe flet për Reformën në drejtësi: ''Nuk kemi frikë...''

Monika Kryemadhi tregon hatërmbetjen me Metën dhe flet për Reformën në drejtësi: ''Nuk kemi frikë...''

Publikuar më: 20:00 05-07-2019

Në një takim me strukturat e sotmtshme të LSI-së Monika Kryemadhi ka folur gjerë e gjatë për situatën aktuale politike në vend.

Si fillim ajo ka sulmuar kryeministrin Rama duke e cilësuar atë ‘një personazh që po bëhet gjithnjë më qesharak dhe komik dita-ditës’, ndërkohë që ekonomia po rrënohet:

“Ne qeshim dhe ne bëjmë shaka me të, sepse e ka ulur veten. Ky është personazh, i cili çdo ditë e më shumë po bëhet qesharak. Ekonomia po fillon të rrënohet. Mund ta largojmë këtë njëri të çmendur vetëm me rezistencë. Çdo hap i opozitës ka qenë i mirëmenduar.”

Më tej kryetarja e LSI-së ka folur për Reformën në Drejtësi duke shpjeguar se pa partinë e saj, kjo reformë nuk do të kryhej. Më tej ajo shpjegoi se asnjë I anëtar I LSI-së nuk ka aspak frikë nga drejtësia.

“Reforma në Drejtësi pa LSI nuk do të ishte votuar. Mbase kemi bërë gabim që e kemi votuar. Gabimi i LSI duke qenë gjithmonë luajal dhe besnik dhe që besuam verbërisht 7 ligjet, që mundësuan kapjen e drejtësisë nga Edi Rama. Për ta kthyer sistemin e drejtësisë në një element që ndëshkon popullin e tij dhe favorizon kriminelët. Që ta keni të qartë, dhe meqënëse dëgjoni herë pas here, nëse një anëtar i LSI-së sot do të kishte frikë nga reforma në drejtësi, jo vetëm s’do të ishte në sallë sot, por do të kishte dalë me flakadanë.”

Kryemadhi nuk ka harruar pa përmendur edhe një episdod me presidentin Meta, pasi ky I fundit I kishte fshehur një mesazh të Edi Ramës, në të cilin shkruhej se pas mbarimit të mandatit të presidentit, ky I fundit nuk do të gjente më asnjë gjurmë LSI-je.

Lidhur me këtë, Kryemadhi tha se nuk kishte ditur një mesazh të tillë dhe për këtë i kishte mbetur hatri nga Meta, që nuk ia kishte treguar.

“Mua nuk ma kishte treguar Meta mesazhin, i thashë se më ngeli hatri që s’ma ka treguar. Unë i thashë që kur të mbarosh mandatin e Presidentit të hyjmë të dy në garë dhe të shohim kush do të fitojë.
E çuditshme është si Rama kishte parashikuar si Basha nuk do ishte më kryetar i PD dhe si do zhdukej LSI, kur çuditërisht LSI u shtua. Fallxhore unë, fallxhor Rama, por mua më dalin fjalët, kurse atij jo. Unë nuk them që 85% janë LSI e PD, se nuk ka shanse”, tha Kryemadhi.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0041038990020752