INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Kryemadhi uron 8 marsin: ‘Revoltohuni përballë politikës, të gjithë duhet të bëjnë më shumë për ju”

Monika Kryemadhi uron 8 marsin: ‘Revoltohuni përballë politikës, të gjithë duhet të bëjnë më shumë për ju”

Publikuar më: 11:55 08-03-2018

8 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas e ka uruar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përmes një postimi në facebook.

Kryemadhi i uron nënat, gratë dhe vajzat duke i dhënë kurajo që të jenë të lira për të zgjedhur mënyrën e tyre të festimit qofshin këto dreka apo darka por pse jo edhe protesta.

Përveç urimit Monika Kryemadhi i bën thirje gjinisë femërore që të mos bëhen fasadë e politikës por të revoltohen kundër kësaj të fundit pasi ato meritojnë më shumë.

Postimi i plotë:

Gëzuar 8 marsin nëna, gra, motra dhe vajza të dashura! Qofshi të lumtura e të gëzuara çdo dite të vitit, sepse e meritoni.

Festoni sot si të doni e mundni, askush nuk mund t’ju gjykojë nëse keni vendosur të shkoni për drekë a darkë, të këndoni a vallëzoni, apo dhe të protestoni.

Sepse është e drejta juaj të zgjidhni , jo vetëm në 8 mars, por për çdo ditë të vitit çfarë është më e mira për ju dhe familjet tuaja.

Mos u bëni fasadë e politikanëve në një ditë si kjo, por revoltohuni përballë tyre sepse të gjithë duhet të bëjnë më shumë për ju.

Mos u trishtoni nëse bashkëshortët kanë harruar t’ju urojnë sepse janë ata që kanë më shumë nevojë për ju dhe qortimet ndoshta do ti bëjnë të kujtojnë se jeni shtylla e familjes.

Gëzojini urimet e fëmijëve, sepse ata do të bëhen më të mirë falë kujdesit tuaj! Qoftë dita e sotme festë dhe protestë për një jetë më të qetë, të sigurt dhe të lumtur për ju!

Gëzuar dhe ti mami im sot, sado të mundem nuk të falenderoj dot për kujdesin dhe mirësinë që më ke falur, për sakrificat që ende vazhdon të bësh për ne, fëmijët e tu.

8 marsi më kujton që këtë falenderim duhet ta bëj çdo ditë për ty!

cgyj_6.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609