Me rastin e 27-vjetori të themelimit të Partisë Demokratike, një urim ka bërë edhe Monika Kryemadhi. Kryetarja e LSI-së thotë se PD lindi si një nevoje për ndryshim, ndërsa ka luajtur një rol të spikatur në mazhorance dhe në opozitë.
“Uroj 27 vjetorin e partisë Demokratike. I uroj suksese edhe liderit te saj Lulezim Basha. PD lindi si një nevoje për ndryshim dhe kjo është dite reflektimi për rrugën e Shqipërisë që nga ai dhjetor e deri tani. PD ka luajtur një rol të spikatur në mazhorance dhe ne opozitë. Opozita shqiptare sot përballet me sfida të ngjashme me ato te dhjetorit të viteve 1990 i cili ishte një mesim si rrezohen diktaturat”- tha Kryemadhi.