INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Lubonja largohet nga Teatri i Kukullave. IN Tv zbulon arsyen...

Monika Lubonja largohet nga Teatri i Kukullave. IN Tv zbulon arsyen...

Publikuar më: 11:02 16-03-2018

Drejtoresha e Teatrit të Kukullave, Monika Lubonja përmes një interviste telefonike për IN Tv zbulon arsyet e largimit nga drejtimi i këtij teatri. Ajo shuan zërat se është shkarkuar duke sqaruar se ka disa kohë që i ka dorëzuar vetë dorëheqjen, Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaros. Lubonja thotë se dy impenjime të mëdha në karrierën e saj e kanë detyruar të bëjë këtë zgjedhje duke lënë teatrin e të vegjëlve për t’ju përkushtuar karrierës së saj personale, ku një prej tyre është një projekt kinematografik. Pra me pak fjalë do ta shohim shumë shpejt në një film.
Po sot nëpër portale të ndryshme është përfolur se Lubonja është shkarkuar nga detyra, pasi po hetohet nga Prokuroria për keqmenaxhim, abuzim me fondet dhe shpërdorim detyre. Po gjithësesi vetë Lubonja me sa tha për IN Tv nuk është shkarkuar, por ka kërkuar dorëheqjen duke përgënjeshtruar kështu të gjitha shkrimet, që kanë qarkulluar për të. Gjithësesi mandati i Lubonjës ka përfunduar në muajin tetor të 2017 dhe vetë Ministria e Kulturës ka shpallur konkursin për këtë post.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764