INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monika Lubonja ''tallet'' me Ilirin dhe Sabianin: Si ato vëllezërit që vriten për një...

Monika Lubonja ''tallet'' me Ilirin dhe Sabianin: Si ato vëllezërit që vriten për një...

Publikuar më: 16:32 20-07-2022

Pasi Monika Lubonja rimori “Instagram”-in e saj që ia kishin hakëruar, ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj të shumtë, ku ka folur rreth temave të ndryshme. Mes të tjerash, aktorja nuk ka ngurruar të ironizojë prishjen e miqësisë mes Ilir Shaqirit dhe Sabianit. E pyetur se çfarë mendon për ‘vëllazërinë e copëtuar’ Monika ka thënë:

“Si ato lajmet që vriten vëllezërit për një rrip ujë.”

Ndërkohë pyetjes nëse beson në vëllazëri ajo i është përgjigjur me ironi se “Dita-Ditës bindem për vëllazërinë”.

Ajo ka vazhduar ironinë e saj edhe kur është pyetur se përse nuk e ndjek Ilirin, duke shkruar: “Ku ta ndjek? Po ja dhe e ndoqa po sikur të njoftojë policinë ai dal keq kot. Po deshe e ndjekim bashkë e bëj për ty këtë”.

 Monika, Iliri dhe Sabiani patën një miqësi shumë të mirë gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” deri në momentin kur aktorja zgjodhi në ‘zinxhirin e shpëtimit’ Beatrix dhe jo Ilirin. Ky ishte momenti kur miqësia mes tyre u prish dhe këngëtari e konsideroi si “tradhtare”.

Article Logic
Execution time: 0.0021448135375977