INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Monitorim nga ajri. Ja raportet e para për kanabisin

Monitorim nga ajri. Ja raportet e para për kanabisin

Publikuar më: 17:13 17-05-2018
Përfaqësuesi i delegacionit të BE-së në Shqipëri Stephen Stork, ka theksuar se lufta kundër krimit të organizuar është përparësi për Shqipërinë dhe gjithë komunitetin ndërkombëtar. Gjatë takimit të dytë në kuadër të planit kombëtar kundër kultivimit të kanabisit, është theksuar rëndësia e luftës kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Avionët e posaçëm kanë nisur monitorimin nga ajri në territorin shqiptar për të zbuluar sipërfaqet e kultivuara me bimë narkotike.
‘Në kuadër të këtij projekti tashmë janë kryer fluturimet e para. Po kështu jam informuar e më vjen mirë ta ndaj dhe me ju që raportet e para të fluturimeve kanë qenë pozitive. Kështu që unë mendoj se ky rezultat na tregon që jemi në rrugë të mbarë, por sigurisht që në këtë rrugë jemi bashkë’ ka thënë zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda.
 
Ndërkohë zv/drejtorja e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj ka folur mbi planin e fluturimeve.
 ‘Në komponentin e parë edhe këtë vit Guardia di Finanza ka ndarë me shërbimet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar policor, planin operativ të monitorimit nga ajri për vitin 2018, që është nga 5 prill-15 maj 2018, do të kryhen 42 fluturime nga projekti “SANCAS”. 16 shtator-31 tetor 2018 do të kryhen 43 orë fluturimi. Pala italiane do të financojë rreth 100 orë fluturime, të cilat do të zhvillohen nga data 16 maj-15 shtator 2018’.
 
Përfaqësuesi i Prokurorisë Arben Kraja ka pohuar se bashkëpunimi mes strukturave, por edhe zbulimit të provave jashtë Shqipërisë është shumë i rëndësishëm.
 
 
akadami.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0018379688262939