Një 70-vjeçar danez është akuzuar se ka urdhëruar përdhunimin “live” të qindra fëmijëve nga vendet e botës së tretë. Përdhunuesi paguhej me më shumë se 40 dollarë për çdo sulm shkruan “RT”.
“Monstra” që ka urdhëruar abuzimet seksuale të fëmijëve, kryesisht filipinas për t’i transmetuar në faqet e tij, u akuzua të mërkurën me 346 akuza për pjesëmarrje në sulmet seksuale apo përdhunim të të miturve.
Ai u arrestua në periferi të Kopenhagën shkurtin e kaluar dhe prokurorëve iu desh një vit i tërë për të mbledhur dhe përpunuar të gjitha provat.