Olsi Bylyku dhe Lorenc Hasrama fituan çmimin “Magjia e parë” me këngën “Si të flas” në edicionin e njëzetë të “Kënga Magjike”. Një këngë shumë e pëlqyer nga publiku për të cilën Olsi Bylyku është përlotur në prapaskenën e Këngës Magjike.
Së fundmi, dy vëllezërit binjakë, Romeo dhe Donald Veshaj kanë imituar dy këngëtarët, Olsin dhe Lorencin. Romeo imiton në mënyrë perfekte Lorencin, ndërsa kur i thotë vëllait të tij binjakë të imitojë “Kimikatin” thotë thjesht: “Si të flas” dhe më pas plasin të qeshurat. Është vetë Lorenc Hasrama ai që e ka publikuar në instastory videon.
Montana from Vimeointv.al on Vimeo.