Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, tashmë ka vendosur për fatin e sulmuesit të ri të talentuar, Patrick Cutrone.
Ai thotë se 19 vjeçari i ardhur nga akademia nuk do të huazohet, italiani do të qëndrojë në “San Siro”. Cutrone shkëlqeu edhe menjëherë për Milanin, duke shënuar gol në fitoren prej 3:0 ndaj Crotones.
“Kemi vendosur që ta mbajmë. Vitin e kaluar ai është zhvilluar shumë si lojtar dhe këtë sezon ka impresionuar me paraqitjet e tij”, tha Montella.
“Ai duhet të jetë i qetë, sepse është presion i madh të qenit lojtar i Milanit, ku merr edhe më shumë vëmendjen e mediave. Duhet të jetë i qetë”, tha Montella.
Cutrone do të luftojë për një pozitë në sulm me dy transferimet e reja, Nikola Kaliniç dhe Andrea Silva.