Milan ka aritur akordin për zgjatjen e kontratës me trajnerin aktual Vincenzo Montela. Kontrata e trajnerit të kuqezinjve, skadonte në 2018-ën, por tashmë është bërë zgjatja e saj edhe me një sezon tjetër, pra deri në 2019-ën.
Kontrata e re është firmosur në prani të drejtuesve të Milanit, Fassone dhe Mirabelli dhe është zyrtarizuar në orët e pasdites. Kështu duket se Montella do të jetë i besuari, për të drejtuar projektin e ri të pronarit kinez të Milanit.
Krahas Montellës, edhe portieri Storari ka zgjatur kontratën edhe për një tjetër sezon, me kuqezinjtë. Zyrtarizimi nuk është bërë ende, por palët duket se janë dakord të qëndrojnë të lidhura edhe për një vit.
Milani duket se e ka nisur vrullshëm këtë sezon merkatoje, pasi ka arritur të arfojë dy futbollistë, mesfushorin Kessie dhe mbrojtësin Musacchio.
Ndërkohë, krahas rinovimit me trajnerin dhe Storarin, një tjetër çështje në shtëpinë e kuqezinjve, është ajo e rinovimit me portierin Donnarumma, ku drejtuesit e Milanit kanë bërë ofertën e vet, por portieri dhe menaxheri i tij, Raiola, nuk duken ende të bindur për ta pranuar.