INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moody-s, ekonomia shqiptare me nivel të ulët krediti nga PPP dhe borxhi publik

Moody-s, ekonomia shqiptare me nivel të ulët krediti nga PPP dhe borxhi publik

Publikuar më: 09:39 06-03-2019

Ekonomia shqiptare ka shumë sfida përpara për të rritur nivelin e kreditit. Këtë vlerësim e ka dhënë agjencia e riskut të kreditit ‘Moody’s. Në raport, profili i kreditit të Shqipërisë, që është një emetues i vlerësuar me B1, ndikohet nga forca e ulët ekonomike me një nivel të ulët diversikimi, krahasuar me fqinjët dhe një seri sfidash strukturore.
“Forca e institucioneve të Shqipërisë e vlerësuar si “e moderuar” vjen shoqëruar me theksin tek hapat që duhet të hedhë qeveria në ndjekje të procesit të pranimit në BE duke adesuar në mënyrë të vazhdueshme dobësitë e hasura në sundimin e ligjit dhe kontrollin e korrupsionit.
Për Shqipërinë sfidat përfshijnë edhe forcën e dobët fiskale, duke marrë parasysh borxhin e lartë publik, edhe pse në trend rënës, si dhe dobësitë që vijnë nga sektori energjetik dhe një grup Partneritetet Publike Private.
Pengesë për rritjen e kreditit është dhe ndjeshmëria ndaj rrezikut të ngjarjeve, i nxitur nga rreziku i sektorit bankar për shkak të shkallës së lartë të euroizimit dhe sektorit të dobët.
“Rishikimi nuk përfshiu komitetin e vlerësimit dhe ky publikim nuk do të anonçojë ndonjë vlerësim renditjeje dhe nuk është një tregues i faktit nëse do të ketë një vlerësim të riskut në të ardhmen e afërt” thuhet në dokumentin e Moody’s.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607