INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mori fund dhe lidhja TRESHE! Egla Harxhi tha që nuk jetojnë më bashkë, ''Princi i Libofshës'' zbulon arsyen [FOTO]

Mori fund dhe lidhja TRESHE! Egla Harxhi tha që nuk jetojnë më bashkë, ''Princi i Libofshës'' zbulon arsyen [FOTO]

Publikuar më: 09:08 22-04-2019

Dashuria poligame është një kapitull i mbyllur për Egla Harxhin. E ftuar në emisionin e Rudisës, ish- Miss Shqipëria ka folur për jetën e saj private dhe ndjenjën e të bërit nënë.

Ajo ka treguar se ka vendosur ta rrisë djalin e vetme me ndihmën e familjes pasi nuk ka më besim tek askush. Lidhja e ish-miss Shqipërisë, Egla Harxhi me Alesian dhe Ale de Basseville ishte një ndër më të përfolurat në mediat shqiptare. E pyetur se përse i dha fund asaj, Egla përmendi problematikat dhe zhgënjimet.

Lidhur me këtë deklaratë të saj, fotografi francez ka folur së fundmi në një intervistë për “Panorama Plus” ku ka shpjeguar arsyen se përse prej muajsh nuk rri me partneren e tij dhe madje ka sqaruar se këto rregulla Egla i ka pranuar para se të krijonin familje.

“Kjo ka qenë një nga sfidat e Eglës, pasi lëvizja më e vogël në shtëpi më nervozon. E dua çdo gjë në vendin e vet, dua rregullin dhe pastërtinë. Egla e ka pranuar me bindje të plotë këtë gjë, pasi më ka thënë gjithmonë që ky rregull e frymëzon për t’u përmirësuar dhe për t’u mësuar më një disiplinë. E pranoj që nuk duhet të jetë aspak e lehtë për Eglën të jetojë së bashku me mua, pasi jeta ime është e ndërtuar e tillë, ku jam gjithë kohën në udhëtime biznesi, por asnjëherë nuk e kam detyruar për asgjë. Kur e marr me vete në udhëtimet e mia, ka njohur aq shumë njerëz me rëndësi, saqë ndonjëherë ngatërron emrat e tyre (qesh).

Vendosmëria e Eglës e frymëzuar nga figurat e familjes, si gjyshi i saj Tomorr që fatkeqësisht ndërroi jetë vitin e kaluar (me të cilin kisha një marrëdhënie tepër të veçantë, pasi ndanim të njëjtat koncepte për vendin, politikën kodet dhe nderin), i kanë dhënë Eglës një dimension tjetër për të cilin ndihem krenar. Unë jam jashtëzakonisht i vetëdijshëm për rolin e Eglës si nëna e Luxiferit dhe që nga fillimi ajo ka gjetur një ekuilibër me mua për këtë.”, ka përfunduar ai.

md.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037131309509277