Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata që u ble nga Chelsea nuk do të jetë më titullar në fushën e blertë pas një dëmtimi në shtyllën kurrizore.
Sipas trajnerit të bluve të Londrës, Antonio Konte, Morata ka pësuar një dëmtim serioz i cili mund ta mbajë jashtë fushës deri në fund të sezonit.
Problemi me shpinën e ish-sulmuesit të Realit të Madridit ende nuk është përcaktuar konkretisht dhe për këtë arsye nuk thuhet me siguri se sa kohë ai do të qëndrojë në stol.
Tifozat e Chelsea duken të shqetësuar nga ky fakt, por vetë futbollisti shfaqet në formë dhe shumë i lumtur në një video të postuar në Instagram nga gruaja e tij Alice Campello.
Morata në këtë video shfaqet duke kërcyer dhe duke mbajtur në krahë bashkëshorten e tij, kjo ka shkaktuar indikacione dhe pakënaqësi tek tifozët e "bluve" të Londrës të cilët komentojnë negativisht bomberin e tyre, pasi shpina e tij është e aftë të mbajë pesha, por jo të luajë futboll.