Alvaro Morata nuk do që të jetë sërish rezervë te Real Madridit.
Sulmuesi spanjoll një javë më parë ishte pranë Manchester Unitedit, por një marrëveshje me Real Madridin nuk u arrit, shkaku i kërkesës së lartë të skuadrës spanjolle, diçka që e konfirmoi edhe trajneri Jose Mourinho.
Tani shpresa e sulmuesit është transferimi në Serie A, te skuadra e Milanit.
‘Kuq e zinjtë’ këtë verë dëshmuan se kanë garanci të madhe financiare, duke sjellë një numër të madh lojtarësh.
Se Milani është i interesuar për Moratan, e ka pranuar edhe drejtori sportiv i skuadrës, Fassone.
Morata mund të jetë transferimi më i shtrenjtë i kësaj vere nga kuqezinjtë, për të cilin duhet t’i paguajnë Real Madridit 80 milionë euro.