INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moratorium - Për 10 vjet pyjet nuk do të shfrytëzohen!

Moratorium - Për 10 vjet pyjet nuk do të shfrytëzohen!

Publikuar më: 13:13 11-01-2016
Prerjes pa kriter të pyjeve në vendin tonë që është shoqëruar dhe me dëme të mëdha do ti vihet fre, për së paku 10 vjet. Lajmin e ka bërë publik kryeminsitri i vendit, Edi Rama gjatë një konference me ekspertët e Mjedisit. Ai tha se me hapjen e sesionit kuvendor parlamenti, do të miratojë, Moratoriumin 10-vjeçar dhe ndëshkimin e krimit mjedisor. Pyjet do të prihen vetëm për një arsye dhe asnjë tjetër - ka shtuar Rama, dhe ajo është përdorimi familjar.
Ndërsa Ministri i Mjedisit, Lefter Koka e konsideroi moratoriumin e pyjeve si një vendim historik, që do ‘ti japë zgjidhje problemit emergjent të shfrytëzimit të pyjeve.
Koka sqaroi se në të gjitha akset kryesore ku transportohet lënda drusore, do të vendosen kamera, me qëllim transparencën dhe parandalimin e prerjes apo dhe vënies së zjarreve të qëllimshme.
Edhe pse administrimi i pyjeve do t’i kalojë organeve të qeverisjes vendore, monitorimi i punës së tyre do të kryhet nga Inpektoriati i Mjedisit. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0030629634857178