INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Morën peng 25-vjeçarin, arrestohen 3 persona në Elbasan

Morën peng 25-vjeçarin, arrestohen 3 persona në Elbasan

Publikuar më: 13:26 16-09-2018

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre persona, të akuzuar për pengmarrje.  Mësohet se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marr peng një 25-vjeçar dhe e kanë kërcënuar. Ngjarja në fjalë është regjistruar në lagjen “Emin Matraxhiu”. Në pranga përfunduan Arben Raxha, 48 vjeç, Bekim Raxha, 21 vjeç, Erion Kaçuli, 18 vjeç, të tre banues në fshatin Griqan, Ata akuzohen se kanë marrë me forcë në makinën e tyre dhe e kishin kërcënuar shtetasin me inicialet A.S, 25 vjeç, banues në Elbasan. Po ashtu burimet thanë se gjithçka ka nisur për motive të dobëta, ndërsa të arrestuar do të akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0032320022583008